Aksident i frikshëm në Vaun e Dejës, makina me shpejtësi të lartë bie nga ura dhe përfundon në liqen, shpëtojnë mrekullisht tre të rinjtë

28/01/2026 16:37

Një aksident është regjistruar para pak minutash në Vaun e Dejës, në vendin e quajtur ura e Spatharit.

Një automjet me të cilin udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujërat e liqenit.

Makina dyshohet se ka qenë me shpejtësi të madhe. Tre të rinjtë kanë arritur të dalin nga makina duke shpëtuar.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet të cilët u nxorrën nga liqeni dhe ndodhen në spital, për mjekim.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB