Është lënë në burg Kelment Kursa, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Vajza e abuzuar është vetëm 12 vjeçe.

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë; vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë;
dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin Kelment Kursa.

Si u zbulua ngjarja:

Zbulimi i kësaj ngjarjeje u bë nga ana e Policisë së Gjirokastrës përmes metodave hulumtuese, ndërkohë që deri tani nuk ka një denoncim konkret nga ana e 12-vjeçares apo e të ëmës.

Nga hetimet rezulton se Klement Kursa ka qenë i arrestuar disa ditë më parë në një aksion blic nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës, pasi ai, së bashku me të vëllanë binjak, dyshohet të jenë autorë të një vrasjeje të ndodhur në Dibër në vitin 2018.

Në aksionin policor të Gjirokastrës dhe Dibrës më 18 janar, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e binjakëve dibranë në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan: 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë Klement Kursën rreth një javë më parë në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, ndërsa sot është arrestuar sërish për dyshime për ngacmim seksual ndaj të bijës së bashkëjetueses gjirokastrite.

Klement Kursa dhe vëllai i tij binjak dyshohet se u larguan nga Dibra për shkak të gjakmarrjes dhe u strehuan në Gjirokastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB