Miralem Pjanic thotë ‘mjaft’, var këpucët në gozhdë: Fusha ishte pianoja ime

27/01/2026 21:56

Futbolli përshëndet një tjetër emër që ka lënë gjurmë me lojën e tij sic është Miralem Pjanic, pasi mesfushori boshnjak vendosi të varë këpucët në gozhdë dhe të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

I mbetur pa skuadër që në verën e vitit 2025, Pjanic zyrtarizoi mbylljen e karrierës së tij nëpërmjet një mezashi emotiv të publikuar në rrjetet sociale

‘E kam kaluar jetën duke luajtur melodinë time. Çdo prekje e topit, çdo pasim, çdo gjuajtje; një notë. Futbolli ishte muzika ime, fusha ishte pianoja ime-shkruante Pjanic në postimin e tij që e shoqëronte edhe me një video që përshkruan të gjithë karrierën e tij-ëndrra ime gjithnjë ka qenë që t’ju bëja të ndjeni bukurinë e kësaj loje. Sot me zemrën plot mirënjohjes mund të them se kjo simfoni ka qenë jeta ime. Një falenderim special shkon për familjen time që ka qenë e para që më mbështeti dhe forca ime e heshtur. Për shokët e mi të skuadrës, trajnerët e mi me të cilët ndava ëndrra, fitore, sakrifica. Për stafin teknik, për mjekët dhe të gjithë ata që kanë punuar prapa kuintave. Dhe për tifozët, shpirti i kësaj loje. Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e kësaj muzike’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB