E bujshme; klube nga Saudi Pro League po mendojnë për një lëvizje për yllin e Paris Saint Germain
Como është skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Italisë për sezonin 2025/26. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas eliminoi në 1/8 e finaleve Fiorentinën duke e mundur në Artemio Franchi me përmbysje në rezultat 3-1.
Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për Fiorentinën që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7 me golin e Piccoli. Por Como reagoi menjëherë dhe në minutën e 20 riktheu ekuilibrin në 1-1 me golin e Sergi Robertos. Pas këtij goli, ritmi i lojës ra deri në përfundimin e pjesës së parë që u mbyll pikërisht me barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë, Como përmbysi rezultatin me Nico Paz që hyri në fushën e lojës në vend të Douvikas duke marrë avantazhin në 2-1. Më pas skuadra e Fabregas e administroi mjaft mirë avantazhin e krijuar, ndërkohë që edhe Fiorentina u pa e pafuqishme për të reaguar. Në fazën finale të sfidës, Fabregas hodhi në fushë Alvaro Moratën të rikthyer pas një dëmtimi me spanjollin që nuk vonoi shumë dhe i coi shifrat në 3-1 për Comon, ndërkohë që për të ky ishte goli i tij i parë me këtë skuadër.
Ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 për Comon që preu kështu biletën për në çerekfinale ku do të përballet me Napolin në Maradona Stadium. Në këtë mënyrë plotësohet kuadri i çerekfinaleve të Kupës së Italisë; Inter-Torino: Bologna-Lazio, Juventus-Atalanta dhe Napoli-Como.
Top Channel