Virozat mbushin spitalet/ Varianti i rrezikshëm i gripit nuk është izoluar, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim Gripi është në pikun e qarkullimit në Shqipëri. Qendrat shëndetësore janë plot, si me fëmijë që shkojnë tek mjeku pediatër, ashtu edhe të rritur që vizitohen tek mjeku i familjes, por ka dhe shumë mjekë familjeje të prekur për shkak të kontaktit që kanë me pacientët.
Ndërkohë, janë të shumtë ata që e menaxhojnë në kushte shtëpie, bazuar në këshillat e mjekëve, edhe kur temperatura është persistente dhe termometri nuk bie poshtë 38 gradë për disa ditë, edhe me antiperitore.
Javën e kaluar pranë ISHP u raportuan 18,500 persona të prekur nga gripi dhe infeksionet respiratore, por numri i të infektuarve është më i lartë.
Në variantin K, është duke qarkulluar në Shqipëri, dhe pse ISHP nuk ka deklaruar se është izoluar në laborator, mjekët klinicistë e vlerësojnë nga simptomat që kanë shfaqur pacientët. Edhe pse kurba e infeksioneve është në ngjitje, pritet që javën e parë të shkurtit të niste rënia.
Përveç fëmijëve të vegjël, të cilët janë shtruar në shërbimin pediatrik, edhe në shërbimin infektiv rezulton se javën e kaluar janë shtruar 130 pacientë adultë për shkak të komplikacioneve që u ka shkaktuar virusi i gripit.
Top Channel