Champions League, telashe për Chivu; probleme me Barella, nuk do të shkojë në Dortmund
Thuhet se pas një humbje të rëndë, më e mira është të kthehesh menjëhërë në fushën e lojës, por ndoshta kjo nuk vlen për rastin e Napolit. Pas disfatës me Juventusin, kampionët e Italisë i pret një ndeshje për ‘jetë a vdekje’ me Chelsea, ku për Napolin në lojë është e ardhmja e tij në Ligën e Kampioneve.
Skuadra e Antonio Contes shkon në këtë ndeshje me kocka të thyera teksa është në emergjencë totale për shkak të problemeve fizike të skuadrës së tij. Së fundmi ai që e ka bërë me dhimbje koke Conten është Milinkovic-Savic i cili është në dyshim për 90 minutëshin më vendimtar për këtë sezon për Napolin dhe Antonio Conten që po përjeton momentin më delikat që nga momenti kur u ul në stolin e Napolit.
‘Ne duhet të shohim gjërat me optimizëm, të shohim gjithnjë anën më të mirë-tha Conte-asnjë nga ne nuk e mendon eliminimin në Champions. Por vijmë nga 7 ndeshje dhe jemi në mundësinë e fundit për të luajtur shanset për të vazhduar përpara.
Conte nuk ngurroi të kapet me trajnerin Spalletti gjatë një konference për shtyp teksa kritikoi disa fraza të trajnerit toskan
‘Spalletti tha se Napoli është ish kampioni i Italisë? Pas ndeshjes preferoj ‘të heq spinën’, nuk shkoj të shoh se çfarë thonë trajnerët e tjerë.Nuk e kuptova çfarë tha Spalletti, fraza e tij është e gabuar. Duhet të tregosh respekt, e kemi akoma titullin të stampuar në fanelë. Unë nuk do ta kisha thënë kurrë këtë. Spalletti është një trajner shumë i mirë, por duhet të bëjë më shumë kujdes kur flet. Janë edhe 16 ndeshje për t’u luajtur-deklaroi Conte
Më pas Conte u kthye te ndeshja e kësaj të mërkure teksa kërkoi ndihmën e tifozëve në Maradona Stadium.
‘Nesër do të kemi stadiumin plot, publiku duhet të tregojë se çfarë do të thotë të luash në ‘Maradona’ dhe ne duhet të japim maksimumin për të kaluar pengesën-tha Conte që më pas foli edhe për diferencat me Chelsea për shpenzimet në merkatot
‘Kur ke mundësi të shpenzosh për futbollistë 22 vjeçarë, ndoshta 120-130 milionë…Mjaft të mendosh që Caicedo dhe Fernandez janë blerë për 250 milionë euro-vijoi Conte-të gjithë jemi të zotë të blejmë Estevao për 60 milionë…Do të doja ta bëja edhe unë këtë me presidentin tim, por vetëm disa klube mund ta bëjnë këtë. Në Itali një blerje të tillë askush nuk mund ta bëjë’
Përsa i përket Chelseat, Conte nuk i kurseu fjalët e mira
‘Flasim për ndeshje Championsi, përballemi më një skuadër të fortë si Chelsea dhe me siguri do të jetë një ndeshje e bukur, emocionuese-shtoi Conte-kam pasur kënaqësinë të punoj me Chelsea për 2 vjet, kemi përjetuar shumë gëzime duke fituar titullin e Premier League dhe FA Cup. E di cilat janë idetë e klubit. Ne vijmë me dëshirën dhe vendosmërinë e duhur, por edhe të vetëdijshëm për sfidën që do të kemi. E dimë që luajmë gjithçka në këtë sfidë dhe nesër do të duhet të japim maksimumin dhe të dalim nga stadiumi me kokën lart. Pastaj të shohim se cili do të jetë rezultati dhe nëse do të mund të kualifikohemi në playoff’.
Top Channel