Kane i bindur për të qëndruar, fillon negociatat me Bayern Munich, pritet rinovimi deri në 2029
Interesi i Atletico Madrid për Leon Goretzkan është real, si për tani ashtu edhe për verën e ardhshme, moment kur mesfushori i Bayernit të Mynihut do të jetë futbollist i lirë.
Sipas Sky Deutschland, klubi madrilen vazhdon të monitorojë situatën e futbollistit gjerman dhe ka pasur edhe kontakte konkrete në Mynih mes Drejtorit Sportiv të Atletico, Mateu Alemany dhe agjencisë që mbron interesat e futbollistit
Vincent Kompany, trajneri i Bayernit të Mynihut në lidhje me këtë çështje në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me PSV Eindhoven dhe trajneri belg ishte shumë i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij. ‘Këto vendime nuk i merr vetëm trajneri. Në çdo situatë individuale ka bisedime me Max Ebrl, me Cristoph Freund dhe me drejtuesit e klubit. në 48 orët e fundit kam folur vetëm për PSV dhe jo për futbollistët që mund të vijnë apo të largohem, kështu që nuk mund t’ju ndihmoj me ndonjë informacion-deklaroi Kompany
Ndërkaq, sipas asaj që publikon e përditshmja spanjolle AS, këtë të martë nuk ka pasur asnjë lloj tratative mes Bayernit dhe Atletico, por gjithsesi, tendenca është e qartë në Allianz Arena; Goretzka është shumë pranë largimit dhe do të largohet maksimumi në muajt e verës. Ish futbollisti i Schalke është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij të suksesshme dhe këtë kapitull të ri mund ta hapë në kryeqytetin spanjoll.
Top Channel