Ismajli i pafat, diagnoza e tij kërkon të paktën një muaj rikuperim/ Rrezikon seriozisht ndeshjen me Poloninë
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, është shprehur në “Top Story” se reagimet e fundit të Kryeministrit Rama kanë qenë qesharake.
Ai u la të kuptohet se sipas tij, protesta e 24 janarit ishte një nga më të fortat, edhe kjo u duk nga reagimi që Rama bëri.
“Kemi dy plane. I pari, të analizojmë ç’po bën Rama dhe sa i qetë është ai. Një njeri që është mjaft mirë me SHBA-në dhe me një opozitë që s’ka ç’i bën, me rregull është një njeri shumë i qetë. Por Rama ka dy reagime.
I pari, që i kalon reagimet e qesharakes, kur tha se nuk vajti në Davos për përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, sepse zgjodhi të rrinte me vajzën e Trump me lejen e të atit. Kjo është një batutë kafeneje. Nuk mund ta bësh në Parlament. Është gënjeshtër.
Nuk pati një guxim tjetër? Guxim idioti. Nuk është Kryeministri që disa vite më parë tha në CNN: ‘Mos fitoftë Trump se është turp i njerëzimit’. Ka qenë qesharak nga të gjitha drejtimet.
Kur nuk iku në Davos dhe e shiti sikur Shqipëria ishte vend themelues, u kap me vajzën e Trump.
Reagimi i dytë, ishte për protestën e datës 24. Unë nuk kam parë ndonjëherë Edi Ramën që të reagojë në atë lloj forme. Ka reaguar për ngjarje, për persona, por për protesta, asnjëherë”, tha Bozdo.
Top Channel