Barcelona dhe Fermin Lopez do të vazhdojnë të jenë bashkë. Klubi katalanas dhe futbollisti 22 vjeçar kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës lajm që bëhet i ditur nga ‘Mundo Deportivo’ sipas së cilës Barcelona donte të mbyllte këtë çështje këtë javë duke qenë së futbollisti përmes agjentit të tij i dha OK klubit dhe përfaqësuesit e Fermin Lopez e konsideruan rinovimin të konkretizuar.

Barcelona i bëri një ofertë Fermin Lopez për një kontratë deri në 2031 duke i përmirësuar pagën aktuale dhe i ofruan më shumë se dyfishin e saj duke i shtuar edhe objektiva që mund të konsolidojnë kontratën e tij nëse i përmbush

E gjithë kjo, sepse Barcelona mendon se protagonizmi i Fermin Lopez në skuadër është rritur shumë dhe kështu që paga e tij u rrit. Për më tepër, kjo është një formë për të shpërblyer besnikërinë e Fermin ndaj Barcelonës edhe pse interesi për të nga klube të tjerë të fuqishëm si Chelsea nuk mungoi. Po kështu Fermin Lopez ka regjistruar në evoluim futbollistik që e ka bërë atë një lojtar shumë të vlerësuar nga Flick.

Dita e hënë ishte e bisedimeve mes palëve. Futbollisti ishte në dijeni të kushteve që i ofronte Barcelona, por. në fundjavë kishte ndeshje. Pas përballjes me Oviedon, Fermin Lopez bashkë me familjen dhe agjentin e tij e tij, Xavi Gimenez analizoi situatën  dhe në fund pas bisedimeve të kësaj të hëne erdhi edhe OK përfundimtar. Në këtë mënyrë Barcelona dhe futbollisti mbyllën akordin për kontratën deri në 2031 që rrit pagën e tij, por lë të pandryshuar klauzolën e zgjidhjes së saj prej 500 milionë euro

Tani Barcelona po mendon se kur do të bëjë zyrtarizimin e këtij akordi. Ideja fillestare është që të pritet të zhvillohet edhe ndeshja e Ligës së Kampioneve me Copenhagen të mërkurën dhe të enjten të bëhet njoftimi zyrtar. Ndërsa javën e ardhshme parashikohet të bëhet akti zyrtar i nënshkrimit të kontratës me Joan Laporta dhe konferenca e shtypit e futbollistit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB