Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor, u barazua pak minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, përballë Alanyaspor.

Sfida e vlefshme për javën e 19-të të Superligës turke, u mbyll me shifrat 1-1. Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 62-të, një supergol, por gjithçka u anulua pas rishikimit në VAR, për pozicion jashtë loje. Kështu, Laçi mbetet në kuotën e 3 golave, teksa ka dhuruar edhe 3 asiste.

Ndërkohë sa i përket ndeshjes, Rizespor kaloi në avantazh nëminutën e 80-të me Mihailën, ndërkohë që Mounie barazon shifrat 9 minuta më vonë, duke i ndarë skuadrave nga 1 pikë.

Kliko këtu për golin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB