“Vetë e ke fajin!”, Vora bën gjetje në mënyrën e protestës së saj ndaj gjyqtarëve: Kanë dalë të vjedhin në fshat…
25/01/2026 22:59
Te Vora ndjehen të vjedhur gjatë ndeshjes ndaj Teutës dhe e kanë bërë të qartë publikisht këtë qëndrim të tyre.
Fillimisht ishte trajneri Bellaj ai i cili pas ndeshjes akuzoi gjyqtarët për episodin e penalltisë në fund të sfidës që solli barazimin 1-1 apo edhe për momente të tjera të ndeshjes. Më pas, nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi bëri akuzën e ardhës, por këtë herë me një video të vjetër humoristike të Luftar Pajës.
“Nuk është hera e parë. Vjedhjet vazhdojnë. Kanë dalë të vjedhin në fshat”, shkruhej në mesazhin e klubit.

Top Channel