Lazio pret një Maldini, pritet zyrtarizimi i transferimit me huazim i djalit të legjendës së Milanit
Dinamo u mund në këtë javë të Abissnet Superiores nga Elbasani me shifrat 2-0, por me sa duket jo çdo gjë ka shkuar normalisht, sipas kampit të kryeqytetasve.
Disa orë nga kjo ndeshje në rrjetet e tyre sociale klubi dinamovit ka postuar një video me rastet e dyshuara të shoqëruar me një reagim publik për vendimet e arbitrit Juxhin Xhaja.
Reagim!
Klubi FC Dinamo City dënon gjykimin e ndeshjes së sotme, me kryesor Juxhin Xhajën. Pamjet ku skuadra jonë dëmtohet janë shumë të qarta. Rasti më flagrant është ndërhyrja horror ndaj lojtarit tonë Ismaili në fundin e pjesës së parë. Xhaja me stemën e FIFA-s dhe çuditërisht edhe VAR-i mbyllin sytë…
Ndjejmë detyrimin të reagojmë publikisht, duke qenë se gabimet flagrante të gjykimit kundër klubit tonë, janë të përsëritura. Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje. Për t’u përmendur është dhe rasti i golit të parë të kundërshtarit, ku ka një faull evident ndaj Nanit.
FC Dinamo City kërkon vetëm drejtësi!
Top Channel