23-vjeçarja Trinity Rodman nënshkroi një kontratë të rrallë me vlerë mbi 1 milion dollarë në vit me Washington Spirit, duke e detyruar NWSL-në të ndryshonte rregullat e saj.

Trinity Rodman, vajza e lojtarit më kontrovers në historinë e NBA-së, Denis Rodman, ka bërë histori në futbollin e femrave. Sulmuesja amerikane ka rinovuar kontratën e saj me Washington Spirit deri në vitin 2028, me një kontratë me vlerë më shumë se 1 milion dollarë në sezon, duke e bërë atë futbollisten më të paguar në planet.

Rasti i Rodman shkaktoi një ndryshim strukturor në ligën amerikane (NWSL). Me limitin e pagave të ligës në 3.5 milionë dollarë për të gjithë listën e lojtarëve të një ekipi në vitin 2026, Washington Spirit nuk ishte në gjendje të konkurronte me ofertat nga Anglia.

Pra, u krijua një rregull i ri që u lejon ekipeve të tejkalojnë limitin me 1 milion dollarë për lojtaret “me ndikim të lartë”. “Talenti elitar meriton angazhim elitar”, tha pronarja e ekipit Michelle Kang. Pas shkëlqimit të milionave, fshihet një histori familjare e trazuar. Trinity, në një intervistë tronditëse në podkastin “Call Her Daddy”, foli për të atin:

“Ai nuk është baba. Ndoshta biologjikisht, por asgjë tjetër. Ne u përpoqëm të jetonim me të, por ai festonte çdo ditë dhe sillte gra të rastësishme”, rrëfeu ajo.

Nëna e saj, Michelle Moyer, ishte ajo që i mbrojti fëmijët e saj nga stili i jetës së trazuar të legjendës së Chicago Bulls, veçanërisht pas vitit 2012 kur Dennis ndaloi së mbështeturi financiarisht familjen. Nga ana e tij, Dennis Rodman i ka pranuar publikisht gabimet e tij: “Më vjen keq që nuk isha babai që deshe, por u përpoqa dhe nuk do të ndalem kurrë së përpjekuri”.

Pavarësisht zhurmës personale, Rodman mbetet një lidere në fushë. Duke e udhëhequr ekipin e saj në dy finale radhazi, ajo shprehu entuziazëm për të ardhmen: “Uashingtoni është shtëpia ime dhe Spirit është familja ime. Ne jemi këtu për të fituar tituj dhe për të ngritur nivelin për të gjithë futbollin e grave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB