Liverpool regjistron një tjetër ndeshje për t’u harruar në Premier League. Skuadra kampione e Anglisë është mposhtur nga Bournemouth në fushën e këtij të fundit dhe mbetet në kuotën e 36 pikëve.

Liverpool e pa veten në telashe që në 33 minutat e para pasi Bournemouth mori avantazhin e dyfishtë në rezultat. Në minutën e 26, Evanilson zhbllokoi rezultatin në 1-0 pas asistit të Scott, ndërsa më pas Alex Jimenez e coi rezultatin 2-0. Por sikur të mos mjaftonte pësimi i dy golave, Arne Slot u desh të bënte llogaritë me dëmtimin e Joe Gomez në minutën e 35 me këtë të fundit që e la fushën e lojës për t’u zëvendësuar nga Endo. Por, pak para mbylljes së pjesës së parë Van Dijk shkurtoi diferencën në 2-1 për Liverpool pas një asisti Szoboszlai.

Liverpooli e rriti presionin dhe në minutën e 80 u shpërblye teksa shënoi golin e dytë me Szoboszlai pas ekzekutimit të një goditje dënimi me dy takime të topit me Salah dhe rezultati shkoi në 2-2. Por në minutën e 95, Liverpool ngriu në vend pasi Adli shënoi golin e fitores 3-2 për Bournemouth që shkon në 30 pikë duke ruajtur avantazhin me 10 pikë me vendin e 18, ndërsa Liverpool me 36 pikët e tij rrezikon që të zbresë nga vendi i 4 në të 6 pasi gjithçka do të varet nga ndeshjet mes Arsenal e Manchester United dhe Crystal Palace e Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB