Liverpooli la pikë të tjera këtë të shtunë teksa u mund nga Bournemouth 3-2 duke rrezikuar të humbasë pozicione në klasifikim. Trajneri i The Reds, Arne Slot pas përfundimi të sfidës nuk e fshehu keqardhjen për atë disavantazh të dy golave të pësuara në pjesën e parë.

‘Në një pikë të ndeshjes ishim në disavantazhin 0-2-tha Slot-bëmë një rikthim shumë të mirë edhe pse e ndjemë se nuk e meritonim atë disavantazh. Ne reaguam shumë mirë, në fund ishte një lojë e hapur dhe të dyja skuadrat kishin shanset e tyre’.

Më pas Slot pati disa ankesa sic është ajo e minutave shtesë të akorduara duke deklaruar se 4 minuta ishin pak.

‘Në radhë të parë duhet të shohim veten tonë-tha Slot-ata kishin mundësi më të mira se ne. Për mendimin tim, 4 minuta shtesë nuk ishin të mjaftueshme. Kjo ndeshje nuk duhej të kishte 4 minuta shtesë. Kishte një goditje dënimi, sistemi VAR, zëvendësimet, këtë iu thashë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB