Te Vllaznia mendohet edhe për rinovimet në skuadër. Në dy ditët e fundit skuadra shkodrane ka konfirmuar qëndrimin e dy futbollistëve për edhe dy vjet të tjerë

Kështu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vllaznia këtë të shtunë bëri të ditur arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 20 vjeçar, Ensar Tafili për zgjatjen e kontratës me të deri në qershor të vitit 2028.

Ky rinovim vjen pas atij me Gledjan Pusin për të cilin skuadra kuqeblu e bëri zyrtare një ditë më parë. Edhe në rastin e mbrojtësit marrëveshja e arritur është për zgjatjen e kontratës me futbollistin është deri në qershor të vitit 2028.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB