Pas deklaratave të Trump se NATO qëndroi larg vijave të frontit në Afganistan, reagon Shtëpia e Bardhë: Ai ka të drejtë, kontributet e Amerikës janë…

23/01/2026 20:19

Pas kritikave ndaj pretendimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se trupat e NATO-s qëndruan larg vijave të frontit në Afganistan, Shtëpia e Bardhë ka bërë një deklaratë.

Presidenti Trump ka të drejtë, kontributet e Amerikës në NATO janë më të mëdha se ato të vendeve të tjera, dhe përmbushja e premtimit prej pesë përqind të shpenzimeve nga aleatët po ndihmon Evropën të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e saj”, thuhet në deklaratë.

Sipas BBC, është fakt që SHBA-të shpenzojnë më shumë për mbrojtje sesa çdo anëtar tjetër i NATO-s, duke përbërë rreth 62% të shpenzimeve totale të aleancës ushtarake në vitin 2025.

Trump ka inkurajuar anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje, dhe ata janë zotuar të arrijnë një nivel prej 5% të PBB-së së tyre, një objektiv afatgjatë që duhet të realizohet deri në vitin 2035.

Aktualisht, asnjë anëtar i NATO-s nuk arrin këtë nivel, përfshirë SHBA-në. Polonia, që shpenzon më shumë për mbrojtje në raport me PBB-në e saj, vlerësohet të ketë shpenzuar pak më pak se 4.5% në vitin 2025, ndërsa SHBA-të rreth 3.22% të PBB-së së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB