Paris Saint Germain vendosi të braktisë formulën që prej vitesh e kishte përdorur; sjelljen në skuadër të futbollistëve më të mirë të botës dhe që e mbylli me Kylian Mbappe. Klubi parizien tentoi yjet e futbollit botëror duke iu ofruar paga faraonike dhe të paarritshme nga pjesa tjetër e klubeve, e megjithatë kjo lëvizje nuk i solli suksesin. Që nga ardhja e Luis Enrique në pankinë dhe me një devijim total të projektit, gjërat kanë ndryshuar totalisht.

Skuadra kampione në fuqi e Evropës ndërmarrë një strategji të qartë; ai që nuk dëshiron të luajë me Paris Saint Germain nuk do të jetë i detyruar të vazhdojë të qëndrojë. Rinovimi i Mbappe në 2022, ku u përfshinë 2 shtete, Franca dhe Katar që i kërkuan të qëndrojë, solli dëme brenda klub aq sa projekti i nisur nga Katari në 2011 nisi te tronditej. Fajtor nuk ishte sulmuesi aktual i Realit të Madridit, por fakti që drejtuesit e klubit kërkonin të mbyllnin të gjitha operacionet duke ofruar shifra marramendëse.

Por në vitin 2023, Al Khelaifi vendosi të ndryshojë në mënyrë radikale të politikës së tij duke qenë se ajo që aplikonte deri në atë moment nuk po funksiononte. Ai rreshti se bleri yje të mëdhenj, i dha fund mungesës së disiplinës dhe këtë detyrë ia ngarkoi Luis Enriques, që ndryshoi rrënjësisht historinë e viteve të fundit të klubit transalpin

Ndërsa më parë, pagat ishin stratosferike, tani bisedimet bazohen në variante të shumta. Në kontrata përfshihen klauzola ku pagat janë në funksion të rendimentit dhe numrit të ndeshjeve të zhvilluara. Futbollisti që nuk pranon këto kushte, nuk qëndron më shumë në klub. Kështu ndodhi, psh, largimi i Verrattit në 2023, po kështu edhe i Neymar që kishte pagën më të lartë në skuadër

Rasti më i fundit ishte ai i Donnarummës. Italiani i kishte të gjitha kartat për të rinovuar. U zgjodh portieri më i mirë në Evropë sezonin e kaluar, por pretendimet financiare të agjentëve të tij nuk ishin në sinkron me atë që ofronte Paris Saint Germaini. Luis Enrique nuk iu drodh dora dhe e la jashtë skuadrë për Superkupën e Evropës në gusht duke motivuar largimin e Donnarummës për në drejtim të Manchester City

ndërsa tani, Paris Saint Germain duhet të përballet me çështjen e rinovimit me Ousmane Dembele. Në muajin tetor, menjëherë pasi francezi fitoi Topin e Artë, agjentët e sulmuesit kërkuan një rritje të pagës, por PSG e refuzoi me klubin transalpin që dëshiron të flasë me Dembele, por pa asnjë synim që të ndryshojë nivelin e pagës në skuadër

Vetë Al Khelaifi gjatë kësaj jave në një intervistë për Canal+Francë foli qartë.  ‘E kam për zemër Dembele, por kemi një kufi në nivelin e pagave që duhet respektuar-tha Al Khelaifi. Mesazhi ishte mëse i kuptueshëm, PSG dëshiron t’i përmirësojë kontratën Dembele, por nuk do të bëjë asnjë çmenduri. nëse Dembele nuk do të pranojë kushtet që i ofron Paris Saint Germain, një pagë që rritet në funksion të numrit të ndeshjeve që luan dhe të rendimentit në fushën e lojës, atëherë nuk do të ketë rinovim të kontrarës. Klubi parizien e ka mësuar leksionin; formula Mbappe, rinovimi i një ylli duke i ofruar çek të bardhë, tashmë është pjesë e së kaluarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB