“Shqipëria është magjike”/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita Vlorë, i shoqëron me këngën ‘Luleborë’

23/01/2026 13:13

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në rrjetet e saj sociale pamjet nga vizita në Shqipëri.

Disa prej pamjeve janë nga Plazhi i Porto Novos, pamje me sfond ishullin e Sazanit si dhe pamje nga vizita e saj në Manastirin e Zvërnecit.

Ivanka duket e mahnitur nga vendet që ka vizituar, madje njërën prej videove e ka shoqëruar me këngën e njohur shqipe “Luleborë”.

Madje, njërën prej pamjeve e shoqëron me mbishkrimin “Shqipëria është magjike”.

Vajza e president Donald Trump ndiqet nga 8.7 milionë njerëz në Instagram.

 

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB