Gianni Infantino në Davos: Do të dorëzoj trofeun e botërorit bashkë me Trump
Klisman Cake është një emër që përpara pak javëve ka bërë debutimin e tij me kombëtaren shqiptare në kualifikueset e Botërorit 2026, pasi tërhoqi vëmendjen e trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij teknik me paraqitjet e tij me Shkëndijen.
Por mbrojtësi kuqezi tashmë e ka lënë skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut për t’u transferuar në kampionatin rus me Ahmat Grozny në merkaton e janarit. Për këtë lëvizje dhe për grumbullimin e tij, Caka ka folur në një intervistë për kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit?
Besoj për mua viti 2025 ishte viti më perfekt i mundshëm që mund të shkonte duke nisur me titullin kampion me Shkëndijen, më pas hyrja në grupet e Conference League dhe më pas, ajo që ishte qershia mbi tortë, thirrja në Kombëtare ku arritëm edhe fitore shumë të mëdha dhe siguruam playoffin. Më pas ishte edhe kalimi i grupit me Shkëndijën që në fund u konkretizua në një ligë të fortë sic është Rusia dhe padyshim viti më perfekt i karrierës sime-tha Klisman Cake
Më pas, Cake foli për aventurën e tij të re, por tregoi edhe diferencat mes futbollit rus dhe atij në Maqedoninë e Veriut e Shqipëri.
‘Është një aventurë shumë e bukur. Dihet që është një ekip shumë i mirë, një ekip i madh, plus edhe niveli i futbollit në Rusi është një nivel mjaft i lartë dhe jam i lumtur që ndodhem aty për momentin. Niveli i futbollit rus dihet që është shumë i lartë, mund të jetë një nga 6 ose 8 ligat më të fortë në Evropë dhe është më fizik. Është një ritëm më i lartë në Rusi sesa në Shqipëri e Maqedoni-vijoi Klisman Cake
Klisman Cake më pas pranoi se kishte marrë dhe oferta të tjera dhe Ahmat Grozny u konsiderua si zgjedhja më e mirë duke shtuar se edhe kombëtarja shqiptare e ka ndihmuar shumë për këtë transferim
‘Padyshim që më ka ndihmuar shumë, sepse kombëtarja të jep një status tjetër si lojtar dhe çdo lojtar e ka ëndërr të veshë atë fanelë dhe më ka ndihmuar shumë besoj’-tha Cake që padyshim foli edhe për përballjen me Poloninë duke shprehur besimin se skuadra jonë kombëtare do të mund ta kalojë
‘Padyshim që besoj se mund të shkojmë më tej. E kemi ëndërruar gjithmonë këtë moment që të jemi në playoff të botërorit. Ka qenë ëndrra e çdo shqiptari gjithë jetën, tani u arrit dhe normal që po, besoj se mund të kalojmë më tej’-përfundoi Klisman Cake.
Top Channel