Renditja e UEFA-s pas ndeshjeve të kupave të europës, Italia i merr pikë Spanjës, por mbetet larg vendit të dytë…
Rrallëherë një trajner është dukur kaq i vendosur në projektin e Olympique de Marseille.
Që nga mbërritja e tij në verën e vitit 2024, Roberto De Zerbi ka punuar krah për krah me drejtuesit e klubit për të ndërtuar ekipin e tij dhe duket se ka një marrëdhënie veçanërisht të fortë me drejtorin e tij sportiv, Medhi Benatia.
Në Marsejë, shpesh ka pasur tensione të brendshme midis drejtuesëve dhe trajnerit. Por me Roberto De Zerbi-n , është plotësisht qetësi. Duhet thënë se italiani duket se ka ndërtuar një marrëdhënie jashtëzakonisht të fortë me presidentin Pablo Longoria, por veçanërisht me drejtorin sportiv Medhi Benatia .
Në podkastin Viva el Futbol, të transmetuar së fundmi në Twitch dhe YouTube, trajneri i OM diskutoi marrëdhënien e tij me Benatian gjatë afatit kalimtar. “Normalisht, Benatia më telefonon para se të flejë. Ai më jep një përditësim mbi tregun e transferimeve dhe unë i jap atij një përditësim mbi ekipin “, tha De Zerbi .
Kjo marrëdhënie aq të fortë sa asnjëri nuk dëshiron të qëndrojë në OM pa tjetrin, siç e zbuloi së fundmi trajneri i Marsejës në një konferencë për shtyp. “Medhi e do Marsejën, edhe më shumë se unë. Ai është personi që më solli këtu”, tha Roberto De Zerbi. ” Unë jam besnik dhe i drejtë dhe i qartë, ditën që ai largohet, edhe unë do të largohem .”
Top Channel