Kupa e Botës 2026 me ndryshime drastike, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
Qeveria franceze nuk është pro bojkotit të Botërorit 2026, që këtë vit do të mbahet në bashkorganizim nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika, pavarësisht kërcënimeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj Greonlandës, ka deklaruar ministrja franceze e sporteve, Marina Ferrari.
Trump ka kërcënuar me tarifa disa vende evropiane, përfshirë Francën, për kundërshtimin ndaj planit të tij për të aneksuar Groenlandën, një territor autonom i Danimarkës. Kjo ka nxitur reagime politike, duke përfshirë edhe politikanin e majtë të skajshëm francez, Éric Coquerel, i cili kërkoi që SHBA-së t’i hiqet bashkorganizimi i Botërorit.
“Aktualisht nuk po mendohet nga ministria për të bojkotuar këtë garë të madhe,” tha Ferrari, duke shtuar se sporti duhet të mbahet i ndarë nga politika. “Botërori është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për ata që duan sportin.”
Nga ana e tij, Coquerel tha se nuk mund të imagjinonte që Franca të luante në një vend që kërcënon fqinjët e tij, kërcënon të pushtojë Groenlandën dhe shkel ligjin ndërkombëtar. Po ashtu, trajneri veteran Claude Le Roy, i cili udhëhoqi Kamerunin drejt titullit në Kupën e Afrikës 1988, sugjeroi që ekipet afrikane të bojkotojnë Botërorin, i cili do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
Qëndrimi francez erdhi disa orë pas deklaratës së qeverisë gjermane, e cila theksoi se vendimet për bojkotet e mundshme i përkasin federatave sportive dhe jo politikanëve. Christiane Schenderlein, ministre shtetërore për sportin, tha: “Vendimet për pjesëmarrjen ose bojkotet në ngjarje të mëdha sportive i takojnë vetëm asociacioneve përkatëse, në këtë rast, FA-së gjermane dhe FIFA-s.”
Ndërkohë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me Trump, madje duke krijuar një “Çmim të Veçantë për Paqen” që ia dorëzoi ish-presidentit gjatë shortit të Botërorit në dhjetor.
Top Channel