E pabesueshme, sauidët nuk i ndahen Vinicius Jr, Al-Ahli gati ofertën prej 1 miliard eurosh
22/01/2026 18:59
Merkato e dimrit ka rihapur edhe një herë çështjen e Vinicius Jr i cili duket se po kalon muajt e fundit nën fanellën e ekipit Merenges.
Siç u zbulua vitin e kaluar, negociatorët sauditë e kanë parë Vinicius Junior si një nga objektivat e tyre kryesorë për verën e vitit 2026. Reali ende dëshiron që braziliani të zgjasë kontratën, por bisedimet u pezulluan kur Xabi Alonso ishte në klub dhe nuk dihet nëse do të rihapen.
Al-Ahli është klubi kryesor saudit i diskutuar për Vini Jr me një kontratë prej 1 miliard eurosh në ofertë. Edhe pse Vini Jr ka thënë vazhdimisht se është i përkushtuar ndaj Real Madridit, bisedimet midis zyrtarëve sauditë dhe kampit të Vini Jr kanë vazhduar për më shumë se një vit.
Top Channel