Witkoff dhe Kushner në Moskë, nisin takimet me Putinin për luftën në Ukrainë
Thashethemet rreth shëndetit të presidentit amerikan, Donald Trump po ndizen përsëri, pasi kreut të Shtëpisë së Bardhë iu vunë re disa mavijosje në dorën e djathtë gjatë fjalimit të tij në Davos.
Presidenti amerikan iu drejtua udhëheqësve dhe zyrtarëve nga e gjithë bota, pas ceremonisë së nënshkrimit për themelimin e Këshillit të Paqes, në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër.
Është raportuar se presidenti amerikan vuan nga pamjaftueshmëria kronike venoze, një gjendje në të cilën venat kanë vështirësi në kthimin e gjakut në zemër për shkak të mosfunksionimit të valvulave, gjë që mund të shkaktojë ënjtje dhe ndryshim të ngjyrës në kyçet e këmbëve dhe në duar.
Sipas ekspertëve, kjo sëmundje vërehet kryesisht tek njerëzit mbi 70 vjeç dhe raportohen më shumë se 200,000 raste çdo vit.
Trump u diagnostikua me këtë sëmundje në korrik të vitit 2025, pasi vuri re një ënjtje të lehtë në dorën e tij, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Top Channel