Stanislas Wawrinka, fitues i Australian Open 2014, u kualifikua për në raundin e tretë të këtij edicioni në turneun e Melbourne në moshën 40 vjec e 296 ditë duke shkruar një faqe të historisë së turneve Grand Slam.

Kampioni zviceran, i lindur në vitin 1985, e bëri këtë në formën më të vështirë duke u përballur me tenistë shumë më të rinj një moshë dhe beteja më e fundit e tij ishte maratona ndaj 21 vjecarit Arthur Gea të cilin e mundi 3-2 me sete 4-6 6-3 3-6 7-5 7-6 një rezultat që u arrit pas 4 orë e 33 minutash lojë dhe që hyn në histori, pasi Wawrinka bëhet i pari lojtar mbi 40 vjec që arrin në raundin e tretë të një turneu Grand Slam që nga koha e Ken Rosewall në 1978.

Kundërshtari i radhës për Wawrinkën do të jetë Taylor Fritz, numri 9 i renditjes botërore dhe kur zvicerani u pyet sesi do të rikuperojë forcat pas ndeshjes së fundit ai u përgjigj duke buzëqeshur: ‘Nuk e kam idenë, por diku vërdallë pashë një birrë…do të thoja që e kam merituar’-ishin fjalët e Wawrinkws.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB