Top Story/ Artan Hoxha denoncon çështjen e 21 janarit: Shteti donte të blinte heshtjen e familjes Nika, i ofroi miliona euro për…

21/01/2026 22:20

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar fortë çështjen e 21 janarit 2011, ku u vranë katër protestues.

I ftuar sot në ‘Top Story’, Hoxha u shpreh se shteti shqiptar ka dashur ta josh familjen e një nga viktimave, Aleks Nikës, duke i ofruar atyre një shumë të konsiderueshme parash që shkojnë deri në miliona euro.

“Për fat të keq jemi 15 vite mbrapa dhe 15 vite pa drejtësi. Më e keqja është fakti që nuk kemi një afat se kur do të mbarojë edhe kjo që ka nisur. Kur ka ndodhur ngjarja, Aleks Nika ishte baba i 2 vajzave. Sot vajzat e tij janë adoleshente, bashkëshortja e tij ka bërë një betejë me organet e drejtësisë dhe shtetin shqiptar, që është përpjekur ta joshë, që të heqë dorë nga kërkesa për drejtësi.

Është bërë e njëjta gjë edhe kur shkuan në Strasburg. Ishte shumë trishtuese fakti që avokatura e shtetit shqiptar donte ta joshte familjen Nika me dëmshpërblime me miliona euro, por ata këmbëngulën, bënë një betejë atje dhe fituan.

Gjykata e Strasburgut ka dhënë një vendim që duhet ta jepte qeveria, është një vrasje dhe krim shtetëror. Shteti shqiptar ka dashur të prishë provat, të pengojë gjykatën të japë drejtësi. Gjykata në Strasburg, nga dëshmia e familjes Nika, dha atë vendim që vuri Gjykatën Shqiptare me shpatulla pas murit. Të njëjtët aktorë politikë janë sërish në lojë, ai që ishte brenda godinës është jashtë dhe ai që ishte jashtë u fut brenda, ndryshuan vendet”, u shpreh Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB