Pallati Elize i përgjigjet akuzave të Trump për barnat: Lajm i rremë, çmimet nuk i cakton Macron

21/01/2026 20:28

Pallati Elize iu përgjigj, me një postim në X, mënyrës se si Donald Trump e tallte Emmanuel Macronin nga podiumi i Forumit Ekonomik Botëror në lidhje me rritjen e çmimeve të barnave në Francë.

Pallati presidencial francez theksoi se presidenti amerikan po gënjen për çmimet e barnave në Francë dhe rritjet që Macron supozohet se i ka pranuar në tregun vendas.

“Presidenti Macron nuk i përcakton çmimet e tyre. Ato rregullohen nga sigurimet shoqërore. Historikisht, ato kanë mbetur të qëndrueshme. Kushdo që ka shkelur ndonjëherë në një farmaci franceze e di këtë”, thuhet në deklaratën e pallatit presidencial.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB