Siguria në Hormuz, Australia gati t’i bashkohet misionit të propozuar nga Franca dhe Britania
Senatori republikan Lindsey Graham tha se planifikonte t’u bënte thirrje udhëheqësve evropianë që t’ia shesin Groenlandën SHBA-së, pasi fjalimi i Presidentit Donald Trump në Davos e bindi atë se kombi ka nevojë për të për arsye sigurie kombëtare.
“Ne nuk do ta marrim Groenlandën me forcë, por kemi nevojë për Groenlandën për arsye shumë të mira”, u tha Graham gazetarëve pas fjalimit të Trump.
“Ai më ka bindur se nëse e zotërojmë këtë copë toke, mund ta fortifikojmë atë në një mënyrë tjetër”, u shpreh Graham.
Graham, një aleat i ngushtë i Trump, shtoi se tani po i këshillonte zyrtarët evropianë të hapnin negociata mbi pronësinë e territorit “nëse keni gjysmë truri”, duke argumentuar se kjo në fund të fundit do ta forconte NATO-n.
Vërejtjet e senatorit republikan erdhën pasi ai foli me Presidentin finlandez Alexander Stubb, i cili dukej thellësisht i shqetësuar nga vërejtjet e Trump.
Graham pranoi se Stubb ishte i shqetësuar, duke thënë “të gjithë në Evropë janë të shqetësuar”, por tha se i kishte këmbëngulur udhëheqësit finlandez që ai nuk duhet të luftojë përpjekjen e Trump për të zotëruar Groenlandën.
“Jam i lodhur nga Europa që thotë, ‘Oh, i thuaj atij të…’”, tha Graham. “Jo, hesht. Nuk do t’ia them, shko ia thuaji ti.”
Stubb, i cili po takohej me ndihmësit pas fjalimit të Trump, nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve.
Top Channel