“Jam i lodhur nga Europa”, kongresmeni amerikan i bën thirrje europianëve: Heshtni dhe shisni Groenlandën
Një grua ukraino-gjermane është arrestuar në Berlin për spiunazh për Rusinë, sipas Zyrës së Prokurorit Federal, ndërsa dy persona të tjerë po kërkohen si bashkëpunëtorë të saj.
Sipas informacioneve të deritanishme, gruaja Ilona V., besohet se ka dhënë informacione rreth luftës në Ukrainë përmes një punonjësi në ambasadën ruse, i cili besohet se është i lidhur me shërbimet sekrete të vendit të tij.
Komunikimi i gruas me zyrtarin rus është konfirmuar që në nëntor të vitit 2023 dhe kishte të bënte me informacione rreth pjesëmarrës së zyrtarëve të lartë në ngjarje kulturore, vendndodhjet e objekteve të prodhimit të armëve, testimin e dronëve dhe dërgesat e tyre në Ukrainë.
Ilona V., komunikonte rregullisht me ish-punonjës të departamentit të operacioneve të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes, të cilët i njihte personalisht, ndërsa ndihmonte kontaktin e saj në ambasadën ruse të kishte akses në ngjarje, duke përdorur një pseudonim.
Si pjesë e operacionit, u kontrollua shtëpia e gruas së arrestuar në Brandenburg, si dhe ajo e dy të dyshuarve të tjerë. Dy burrat, të cilët janë në arrati, janë ish-anëtarë të forcave të armatosura, njëri ushtar dhe i dyti punonjës administrativ.
Top Channel