Champions League/Mbrëmje e çmendur për Barcelonën, Liverpool dominon Marseille, Bayern në 1/8 e finaleve
Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka folur më shumë përsa i përket anës ligjore të mos-zbardhjes së çështjes së 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Sipas Becit, kjo çështje tregon një dështim të organeve shqiptare për të zbardhur autorët e vrasjes së Aleks Nikës. Beci është shprehur se, nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën, u dha një mesazh për shtetin shqiptar që ata duhet të rregullonin ligjin për përdorimin e armëve.
“Sa më shumë politika bën zhurmë dhe ndërhyn në dosje, intimidohet dhe bëhet një lëmsh i madh. Fakti që sot, edhe pas 15 viteve, jemi këtu, tregon që hetimi penal ka dështuar për mbledhjen e provave dhe të japë fajësitë e duhura. Referuar Gjykatës së Lartë, ajo i tha Prokurorisë së Posaçme që dosjen do e hetosh ti, shumë vonë, por e zgjidhur, kurse Gjykata e Strasburgut, me vendimin e çështjes Nika, arriti të nxjerrë 2-3 elementë të rëndësishëm.
I tha shtetit shqiptar që ti duhet të rregullosh ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit. Ne sot duhet të kishim një legjislacion të plotë mbi përdorimin e armëve të zjarrit. Tregon një dështim të organeve shqiptare për të zbardhur autorët e vrasjes së Aleks Nikës. Strasburgu qartësisht thotë që është një krim shtetëror.
Për të mos i justifikuar nga pikëpamja procedurale, për sa i përket zvarritjeve, mungesa e provave ka çuar në mos-zbardhjen e çështjes. Nuk mund të mbajë përgjegjësi askush, vetëm po të shkelet dosja do të mbajnë përgjegjësi si gabim profesional.
Në rast se një maxhorancë që ka vite në pushtet bën çdo vit ceremoni, ti ke të gjitha organet e ekzekutivit për ta ndihmuar drejtësinë në zbardhjen, por të presësh 14 vite dhe një familje nga Lezha t’ia dalë vetëm të shkojë në Strasburg dhe të fitojë, shteti duket vetëm më 21 janar, kur ka ceremoni. Nga pikëpamja procedurale, ata mund ta kishin zgjidhur 5, 6, 7 vite më parë”, u shpreh Eugen Beci.
Top Channel