“21 Janari”/ Deklarata e ekspertit të kriminalistikës në Top Story: Ka ardhur provë e re nga SHBA, ja më çfarë lidhet  

21/01/2026 22:51

Analisti Ervin Karamuço, nga studio e Top Story ka deklaruar se në “21 Janar”, ku u vranë 4 protestues, është qëlluar nga disa armë shtetërore dhe se hetimet për këtë nuk janë bërë.

Karamuço deklaroi se ditët e fundit po qarkullon një informacion se ka një provë të re që ka mbërritur nga SHBA, për të parë një lidhje mes urdhrave nga Garda dhe ndonjë atashim nga politika për t’i nxitur për të vepruar.

“Sot ne jemi përqendruar ku qëllon gardisti Agim Llupo, por ka një armë tjetër e shtetit që ka vrarë një person. Ka dhe të plagosur me armë zjarri… pra ka armë të tjera shtetërore, kanë qëlluar më shumë armë shtetërore. Për këto nuk janë mbledhur prova asnjëherë.

Ka një provë të re që ka ardhur nga SHBA që ka nxitur më shumë hetimet, për të parë një lidhje mes urdhrave nga garda dhe ndonjë atashim nga politika për t’i nxitur këta për të vepruar”, deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB