U ekzekutua në burgun grek, shqiptari Jani Aliaj i kishte shpëtuar një atentati para 6 muajsh Përmbytjet e fundit në zonën e Lezhës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, duke vështirësuar ndjeshëm punën e fermerëve vendas.
Gjergj Luca, 75 vjeç, tregon se gjatë këtij sezoni bujqësor ka tentuar dy herë të mbjellë tokën, por reshjet e dendura dhe prania e ujit në parcela kanë bërë që prodhimi të dëmtohet pothuajse plotësisht.
Ai shprehet se nga 8 kuintalë misër që zakonisht siguron nga toka e tij, këtë vit ka arritur të ruajë vetëm dy thasë, ndërsa pjesa tjetër është prishur si pasojë e lagështirës së lartë dhe përmbytjeve të vazhdueshme.
Mes lotësh, ai tregon edhe për problemet shëndetësore me të cilat përballet, por thekson se asgjë nuk e ka penguar që të vijojë të merret me bujqësi. Pavarësisht vështirësive fizike dhe moshës, Gjergj Luca shprehet se puna në tokë mbetet pjesë e pandashme e jetës së tij dhe se do të vazhdojë ta kultivojë atë, pavarësisht sfidave që sjell çdo sezon bujqësor.
Luca tregon se janë kryer verifikimet për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, ndërsa bën thirrje që kjo situatë të trajtohet me seriozitet, pasi kjo problematike ka ndikuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e sezonit bujqësor në zonë.
Top Channel