I akuzuar për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet në Abu Dhabi 57-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi në Shqipëri Fermerët e zonës së Goricanit në bashkinë e Dimalit po përballen me një situatë të rëndë pas përmbytjes së dytë, që shkaktoi dëme të konsiderueshme në bujqësi.
Vetëm në muajin nëntor, përmbytja e parë goditi rëndë këtë zonë, duke shkatërruar kultura bujqësore, sera dhe bagëti. Ndërsa fermerët ende nuk ishin rimëkëmbur nga humbjet e para, reshjet e fundit intensive kanë sjellë një tjetër valë përmbytjesh.
Sasi të mëdha uji kanë mbuluar tokat bujqësore, duke dëmtuar prodhimin ne sera dhe foragjeret. Fermerët thonë se toka do më shumë se dy muaj të kullojë.
Në këto kushte, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore për vlerësimin e dëmeve. Fermerët thonë se duan mbështetje në mënyrë që të rikthehen sa më shpejt në aktivitet.
Sa për përmbytjet, ata thonë se nuk i shkaktoi shiu por hapja e digës së hidrocentralit të Banjës.
Top Channel