Franca, Zinedine Zidane një hap larg pankinës: po përgatit stafin teknik
Imazhet e finales së Kupës së Afrikës bënë xhiron e botës dhe nxorën shumë keq Marokun edhe pse ishte Senegali ai që kërcënoi të braktiste ndeshjen. Senegali padyshim që doli shumë keq duke qenë se ishte në qendër të kritikave të FIFA dhe CAF, por ajo çfarë ndodhi në Rabat vunë në dukje sjellje të papranueshme të vendasve për një finale të tillë.
Mbledhësit e topave e madje disa futbollistë marokene, tentuan t’i rrëmbenin një peshqir nga duart portierit senegalez Edouard Mendy në mënyrë që të mos priste topat me doreza të thata. Këtë strategji, marokenët e përdorën edhe në gjysmëfinale ndaj Nigerise, duke pasur sukses. Por jo vetëm kaq, lojtarët e Senegalit bënë një denoncim pas ndeshjes për helmim ushqimi të 3 futbollistëve; Diatta, Niang dhe Pape Matar Sarr. Akuzat ranë mbi hotelin maroken ku ishin akomoduar. Historia vazhdon me ankesat që Senegali bëri përpara ndeshjes finale për mungesën e sigurisë në momentin që mbërritën në stacionin e Rabat si dhe për numrin e pakët të biletave të akorduara për tifozët senegalezë(3000 nga 67 mijë vende që ishte kapaciteti i stadiumit) si dhe për faktin që nuk i ndryshuan vendin e stërvitjes në një qendër tjetër stërvitore, pasi tek ajo që i caktuan, vendasit mund të spiunonin përgatitjet e Senegalit
Edhe pse në përgjithësi, Kupa e Afrikës rezultoi një organizim i suksesshëm, ajo që ndodhi në finale i lë një njollë të madhe marokenëve. Maroku vendosi të ndërmarrë veprime ligjore në FIFA dhe CAF për braktisjen e ndeshjes, por ka edhe episode të tjera. Princi Moulay Rachid, vëllai i Mbretit Mohamed VI refuzoi t’i dorëzojë trofeun e kampionit futbollistëve senegalezë. Arbitrat kanë qenë nën lupë gjatë gjithë turneut për të parë mos do të regjistroheshin favore për skuadrën e vendit organizator, gjë mund të reflektohet me golin e anuluar ndaj Senegalit në finale dhe me akordimin e penalltisë për Marokun menjëherë pas atij episodi që ishte ajo që ndezi gjithçka
Dhe e gjithë kjo ndodh kur ka një debat të ndezur për finalen e Botërorit të 2030 që do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe pikërisht Maroku. Ndonëse të 3 vendet kanë raporte të mira mes tyre në lidhje me botërorin, çëshja e stadiumit të finales është e hapur në dy fronte; Santiago Bernabeu nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit dhe stadiumi i Casablanca nga ana e Federatës Marokene të Futbollit. Ky i fundit është në rikonstruksion dhe premton betejë në momentin kur FIFA do të marrë vendimin përfundimtar. Në favor të ‘Bernabeut’ është suksesi në të gjitha eventet deri në ditën kur do të jepet vendimi, kurse Maroku penalizohet jo pak nga imazhet e finales së 18 janarit në një prej stadiumeve të tij që bënë xhiron e botës.
Top Channel