Nga temperaturat 40 gradë te stuhitë e forta, moti ekstrem kërcënon festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së 04/07 22:42
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez shpalli sot tre ditë zie kombëtare për aksidentin hekurudhor që ndodhi dje në Spanjën, teksa premtoi një hetim “të plotë dhe plotësisht transparent” për shkaqet e aksidentit hekurudhor që vrau 39 persona.
“Do ta zbulojmë të vërtetën”, tha kryeministri spanjoll, duke premtuar “transparencë dhe qartësi absolute”.
Zija kombëtare tre-ditore “do të fillojë sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri të enjten”, tha ai gjatë një fjalimi të shkurtër në Adamuth, qytetin andaluzian ku ndodhi tragjedia.
Top Channel