Debati për finalen e Botërorit 2030, ‘AS’: Zbehet Maroku, fiton pikë ‘Santiago Bernabeu’
Como i jep një leksion të mirë futbolli Lazios në ndeshjen përmbyllëse të javës së 21 të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas iu imponua bardhekaltërve duke i mundur në Olimpico me rezulatin e pastër 3-0.
Vetëm 2 minuta lojë i mjaftuan Comos për të zhbllokuar rezultatin në 1-0 me Baturinën që me një gjuajtje me të djathtën mposhti portierin e Lazios, Provedel që u mashtrua edhe nga një devijim i pavullnetshëm i Romagnolit. Lazio, pas kësaj goditje u përpoqën të reagonin; në minutën e 20, Cancellieri kishte një shans të mirë për të goditur me kundërsulm, por e zgjati shumë topin dhe kështu u mbyll nga Butez.
Por ajo që shënoi sërish ishte skuadra e Comos që në minutën e 24 dyfishoi shifrat këtë radhë me yllin e saj Nico Paz që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë pas krosimit të Baturinës. Como nuk e la me kaq dhe vetëm pak caste më vonë, në minutën e 34, fitoi një 11 metërsh pas faullit të shkaktuar nga Taylor ndaj Caqueret. Te pika e bardhë shkoi Nico Paz që u hipnotizua nga Provedel i cili e priti gjuajtjen e argjentinasit. në krahun tjetër Butez ndali gjuajtjen e Zaccagnit në fundin e pjesës së parë.
në fillimin e pjesës së dytë, Como arriti të gjejë golin e tretë pikërisht me Nico Paz që korrigjoi gabimin e tij duke shënuar me të majtën për të cuar rezultatin në 3-0 dhe njëkohësisht duke regjistruar dygolëshin e tij të parë në Serie A. Në këtë pikë, Lazio ishte nën presionin e madh të Comos që dominonte në fushë, me skuadrën e Fabregas që iu afrua edhe golit të katërt me Da Cunha që u ndal nga Provedel. Në fund rezultati mbeti 3-0 për Comon që shkon në 37 pikë, 2 më pak se Juventusi në vendin e 5, ndërsa Lazio mbetet me 28 pikë në vendin e 9.
Top Channel