Finalja kaotike e Kupës së Afrikës, Thiaw: ‘I kërkoj ndjesë futbollit’. Maroku denoncon Senegalin te CAF, pritet ndëshkim i rëndë

19/01/2026 21:58

Një finale e tillë si ajo e 18 janarit në Kupën e Afrikës nuk ishte parë ndonjëhere. Senegal-Marok është përkufizuar si ‘ndeshja e turpit’ për Afrikën e cila u duk se po zhvillonte një kompeticion në kufijtë e perfektes. Kjo deri në epilogun surreal të aktit të fundit të eventit, kur trajneri i Senegalit, Thiaw vendosi të largojë skuadrën e tij nga fusha e lojës pas një penalltie të dhënë në favor të Marokut.

Skuadra u kthye në fushë pas shumë minutave kaos dhe pas këmbënguljes së Mane, Senegali u kthye në fushë, Brahim Diaz e humbi penalltinë e më pasn Senegali shënoi me Gueye për të fituar ndeshjen. Por nuk u mbyll këtu, në sallën e konferencës për shtyp përpak sa nuk shpërtheu sherri mes gazetarëve të të dy vendve ku u dëgjuan të bërtitura dhe kërcënime në disa gjuhë me trajnerin Thiaw që nuk arriti të mbyllë konferencën për shtyp

‘Kur isha gjakftohtë nuk më pëlqeu shumë fakti që iu thashë futbollistëve të mi të lënë fushën e lojës-tha Thiaw për BeIN Sports-i kërkoj falje futbollit. Më pas i ktheva lojtarët në fushë, ndonjëherë në gjaknxehtsi reagon dhe jo gjithmonë në mënyrën më të mirë. Pyesnim nëse penalltia ishte e saktë dhe ne pak më parë na u anulua një gol. Tani mund të pranojme gabimet e arbitrit, mund të ndodhë. Nuk duhet ta kishim bërë, por gjërat shkuan në këtë mënyrë. Për këtë arsye kërkoj sërish  ndjesë’.

Gjithsesi kjo ndjesë e Thiaw nuk mjafton sepse Confederata Afrikane e Futbollit do të hapë hetimet për atë çfarë ndodhi dhe pasi të ketë parë videot pritet një ndëshkim i rëndë për futbollistët senegalezë që i tremb këta të fundit në prag të Botërorit 2026. Ndërkaq, Federata Marokene e Futbollit është hedhur në kundërsulm duke denoncuar Senegalin pikërisht te CAF dhe FIFA. Nëpërmjet një komunikate për shtyp organizmi më i lartë i futbollit maroken deklaroi se do të ndërmarrë veprime ligjore për braktisjen e fushës së lojës nga kombëtarja senegaleze. Mbetet vetëm për të parë se çfarë do të ndodhë me finalen e futbollit më kontroverse dhe më të polemizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB