Martina Colombari, 30 vjet dashuri me Costacurtën: Kemi pasur kriza, Achille ‘ngjitësi’ynë
Ernest Muçi vijon marshimin në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij të Trabzonsporit, këtë radhë në sfidën me Kocaleispor në fushën e këtij të fundit.
Dhe goli i shënuar nga Muçi ishte me shumë peshë pasi ishte i fitores 2-1 për Trabzonspor. Ernest Muçi e shënoi këtë gol pikërisht në minutën e 91 dhe Trabzonspori mori 3 pikë të çmuara për luftën për titull në Superligën turke duke qenë se skuadra e sulmuesit shqiptar shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e tretë 5 më pak se Galatasaray kryesues.
Goli i shënuar nga Ernest Muçi këtë të dielë është i 10 për të në 10 ndeshjet e fundit ndërkohë që ai ka dhënë edhe dy asiste, gjë që konfirmon formën e jashtëzakonshme të sulmuesit të kombëtares shqiptare. Nga këto 10 gola, Muçi ka shënuar 8 në kampionat duke dhënë edhe 1 asist, ndërsa 2 gola dhe 1 asist i ka regjistruar në kupë.
Top Channel