Sfida e kësaj të diele në Tardini mes Parmës dhe Genoas do të kujtohet gjatë nga Xhoi Nuredini i cili bëri debutimin e tij në Serie A.

Në minutën e 89, trajneri i Genoas vendosi të aktivizojë qendërsulmuesin shqiptar në këtë transfertë që u mbyll me barazimin pa gola 0-0.

Vlen të theksohet se Daniele De Rossi e kishte grumbulluar sulmuesin 18 vjeçar, pjesë e Kombëtares U19 dhe në dy ndeshjet e mëparshmë ndaj Milanit dhe Cagliarit, por pa ia dhënë mundësinë të zbresë në fushën e lojës.

Xhoi Nuredini kishte tërhequr vëmendjen e stafit teknik të skuadrës së parë të Genoa me paraqitjet e tij me të rinjtë e kësaj skuadre dhe tani ai bëri debutimin në kategorinë më të lartë të futbollit italian

Top Channel

DIGITALB DIGITALB