Lajme të bujshme nga PSG, Luis Enrique edhe për katër vite të tjera në krye të kampionëve të Europës
Polemikat që kanë shpërthyer në Londër mund të gëzojnë Torinon. Në ditët e ofensivës së Juventusit për
Jean-Philippe Mateta, sulmuesin e fuqishëm të Crystal Palace, trajneri i klubit anglez, Oliver Glasner deklaroi publikisht që në fund të sezonit, pavarësisht ofertës së rinovimit, ai do të largohet nga klubi ku u transferua në 2024 dhe që e drejtoi të kualifikohet për në zonën evropiane.
E kam informuar klubin se doja një sfidë të re-shpjegoi trajneri, por nga fjalët e tij është e lehtë të kuptohet se pas këtij vendimi janë raportet e kompromentuara me drejtuesit e Crystal Palace që kanë ardhur më shumë për shkak të disa zgjedhjeve në merkato të klubit londinez që nuk janë miratuar nga Glasner
Zgjedhja më e fundit është largimi drejt Manchester City i kapitenit Marc Guehi, në një operacion prej rreth 25 milionë eurosh dhe që pritet të mbyllet përfundimisht në ditët në vijim. ‘Kam ndjesinë që po na braktisin plotësisht-deklaroi Glasner para ndeshjes me Sunderlend që skuadra e tij e humbi 2-1-por gjëja më e keqe është që shitën kapitenin tonë një ditë para ndeshjes. Deri tani nuk kam folur, por në këtë sezon na thyen 2 herë zemrën dhe në të dy rastet ka qenë gjithnjë thuajse përpara një ndeshjeje; në fillim me Eze tani me Guehi. Crystal Palace është i aftë të mbyllë sezonin në këtë mënyrë, me Oliver Glasner, me një trajner tjeter nuk e di…Por nuk më intereson’.
Por manovrat në shitje në merkato nuk duket se do të mbyllen këtu pasi largimi i radhës duket se do të jetë Mateta në drejtim të Juventusit, me Zonjën e Vjetër që e ka bërë ofertën e parë.
‘Zërat për largimin e Matetas? Do të ketë një çmim, Crystal Palace do të thotë; ‘pas 18 muajsh mbyllet kontrata e tij, ta mbyllim operacionin’-vijoi Glasner-nëse ai do të dojë dhe nëse askush nuk do të paguajë këtë çmim, atëherë ai do të qëndrojë’.
Top Channel