Irani “nuk zë mend”: Po angazhon fshehurazi forca të mëdha për të shtypur protestat Leonardo da Vinci, një nga mendjet më të ndritura të të gjitha kohërave, i ka zhytur kërkuesit në një përpjekje të ethshme për të zbuluar sekretet e gjenialitetit të tij në nivel genetik.
Artisti, shpikësi dhe anatomisti Leonardo da Vinci ishte mishërimi i epokës së Rilindjes, por për zbërthimin e plotë të figurës së tij ka një pengesë të madhe: më shumë se 500 vjet pas vdekjes së Da Vincit në vitin 1519, ADN-ja e tij ka rezultuar pothuajse e pamundur për t’u gjetur.
Ai nuk pati kurrë fëmijë dhe varri i tij në Kapelën e Shën Florentinit në Amboise të Francës u shkatërrua gjatë Revolucionit Francez në fundin e viteve 1700. Ekzistojnë pretendime se disa eshtra janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë rivarrosur, por identiteti dhe vërtetësia e tyre mbeten të diskutueshme.
Në mungesë të mbetjeve të verifikuara, shkencëtarët që marrin pjesë në Projektin Leonardo da Vinci kanë ndjekur një qasje kreative: ata po analizojnë veprat e tij për gjurmë ADN-je të mjeshtrit të madh. Leonardo ka lënë pas një pasuri të madhe pikturash, vizatimesh dhe letrash, objekte që ai i ka prekur dhe që mund të përmbajnë ende gjurmë materiali gjenetik edhe sot.
Ekipi i projektit mori mostra nga letra të shkruara nga një i afërm i largët i Leonardos, si edhe nga një vizatim i quajtur “Fëmija i Shenjtë”, i cili mendohet se mund të jetë krijuar nga vetë Da Vindi. Nga vizatimi dhe njëra prej letrave, ekipi zbuloi një sasi të madhe ADN-je mjedisore, që përfshinte baktere, bimë, kafshë dhe kërpudha, por gjithashtu edhe një sekuencë të përputhshme të kromozomit Y nga një individ mashkull.
Gjetjet e këtij studimi paraprak, ende nuk janë rishikuar nga komuniteti shkencor. Por bashkëautori i tij, insiston Dr. Norberto Gonzalez-Juarbe, profesor i asociuar në Departamentin e Biologjisë Qelizore dhe Gjenetikës Molekulare në Universitetin e Maryland se “ka shumë material biologjik që vjen nga vetë individi dhe që mund të mbetet i gjurmueshëm në një copë letre apo kanavace e cila e përthith atë dhe nëse mbulohet me bojë, ajo thjesht vepron si një lloj shtrese mbrojtëse.
Top Channel