Manchester City nuk ndalet në këtë merkato janari. Pasi siguruan shërbimet e Antoine Semenyo, ekipi i Pep Guardiola-s ka nisur që të përforcojë edhe repartin e mbrojtjes.

Në orët në vazhdim pritet që të finalizohet edhe tratativa për Marc Guehi. Edhe pse mbrojtësi është në muajt e fundit të kontratës, City është gati të paguajë Crystal Palace plot 40 milionë euro për të finalizuar këtë transferim që në tani. Siç dihet Marc Guehi nuk ka rinovuar me ekipin e Crystal Palace dhe pritej që të largohej në verë me parametra zero.

Në garë për mbrojtësin ishte edhe Bayern-i, Liverpool-i dhe Arsenal-i, por City ka mundur që të mbyllë gjithçka pasi është treguar e gatshme për të paguar shifrën e kërkuar nga Crystal Palace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB