Championship/Po spikat me Ipswich: Jemi skuadra më e mirë, kemi ambicie për t’u ngjitur në Premier League
Skënderbeu bën pazar në Kategorinë Superiore në këtë sesion të merkatos. Skuadra korçare që po kërkon të kthehet në elitën e futbollit shqiptar ka siguruar shërbimin e sulmuesit Antonio Delaj nga Elbasani, një transferim që është bërë me formulën e huazimit deri në fund të sezonit.
Klubi i Elbasanit ka konfirmuar këtë lëvizje të futbollistit të tij në drejtim të Skënderbeut.
‘Antonio Delaj i bashkohet ekipit të KF Skënderbeut në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual’-lexohet në njoftimin e skuadrës verdheblu
Sulmuesi 22 vjeçar që nisi gjithçka te Vllaznia për t’u transferuar te Elbasani në muajt e verës, nuk pati shumë hapësira aktivizimi dhe në këtë mënyrë ai u transferua te Skënderbeu si një përforcim i reparit të sulmit te skuadra korçare.
Top Channel