Top Channel ka mësuar detaje të reja nga aksidenti të ura e Dajlanit ku mbeti e vdekur një 18-vjeçare,

Korrespondentja Vali Qyrfyçi raporton se viktimë mbeti Vikena Greku, pasagjere, ndërsa i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj.  Ky i fundit ka qenë i pirë dhe me shpejtësi shumë të lartë në krahun e lëvizjes Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç, të cilët janë kthyer në banesë pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore.

Top Channel