‘Dua t’i dedikohem plotësisht shërimit të Liesbeth’/ Marco Van Basten lë televizionin për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së sëmurë

16/01/2026 16:58

Në 1987 u transferuan nga Amsterdam në Milano, ndërsa në 1993 lidhën kurorë në një ceremoni martesore të zhvilluar ne Utrecht me dhëndrrin që ishte me paterica pas ndërhyrjes në kavilje.

Liesbeth i ka qëndruar pranë Marco Van Basten gjatë problemeve të tij me dëmtimet e shpeshta dhe tani ish ylli i Milanit vendosi të ndërpresë punën e tij si opinionist në një televizion holandez për të ndihmuar bashkëshorten e tij me të cilën ka 3 fëmijë që po rezulton më një sëmundje të rëndë dhe që në muajt e fundit do të duhet të kryejë një trajtim intensiv, pjesërisht edhe parandalues

‘Dua t’i dedikohem plotësisht shërimit të Liesbeth në muajt e ardhshëm. Padyshim që do të jetë një periudhë e vështirë, por kemi shumë besim që gjithçka do të ketë një fund pozitiv-tha vetë Van Basten në një komunikatë të shpërndarë nga ‘Ziggo Sport’

‘Jemi shumë të tronditur, i jemi oranë Liesbeth, Marcos dhe familjes së tyre dhe iu urojmë forcë për periudhën që do të vijë-ishin fjalët e drejtorit të transmetuesit holandez, Marcel Beerthuizen. 

Ndërkaq, në rrjetet sociale tifozët e Milanit shprehën mesazhe solidariteti dhe afërsie me ish sulmuesin kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB