“Shqiptarët bëjnë punë të rënda në Amerikë”/ Eksperti i çështjeve ndërkombëtare në ‘Top Story’: Mungesa e Serbisë në listën e SHBA-së…

15/01/2026 22:16

Eksperti çështjeve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka sqaruar më shumë lëvizjen e SHBA për pezullimin e vizave të emigracionit për shtetasit shqiptarë.

Në një lidhje live nga SHBA, Shtuni u shpreh se kjo lëvizje nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Shqipërinë, por me të gjithë emigrantët që marrin ndihma sociale.

Ai shpjegoi se mungesa e Serbisë në këtë listë nuk duhet marrë shumë emocionalisht, ndërsa u shpreh se shqiptarët sipas tij bëjnë punë shumë të rënda kur janë në emigracion.

“Nuk është diçka e lidhur drejtpërdrejt me Shqipërinë, por edhe po të lexojmë ato që Trump ka shkruar më herët, ishte një listë që tregonte që ka një farë shpërdorimi dhe problematikë, është shumë më e gjerë nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me vendin tonë. Ajo që u lajmërua ka të bëjë më shumë me nënshtetas shqiptar. Këtu ka një problem sepse po ta shohësh Trump ka thënë që emigrantët nuk duhet të jenë barrë. Unë jam emigrant prej 26 vitesh, emigrimi është mundësi për punësimin dhe mirëqenien e ShBA, jo për ti rënë qylit. Unë e përjetojë vetë, e di që shqiptarët punojnë fortë dhe punojnë punë të rënda.

Nuk ti të flas për rajone të ndryshme, por nga statistikat, nënshtetasit amerikan me origjina nga Somalia kishin përqindje të lartë për ndihma sociale, për shqiptarët është 42%, Serbinë nuk e pash në listë por nuk duhet ta marrim shumë emocionalisht, shënjestra e kësaj lëvizje janë abuzimet financiare që kanë ndodhur në Minesota, që po hetohen. Kjo puna precedentëve, që është folur për Venezuelën që mori Maduron me shapka për 4 orë, nuk ka për të derdhur njëri lot për Maduron, ishte gjëja e duhur që duhej bërë”, u shpreh eksperti Adrian Shtuni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB