Marvin Çuni është gati që të largohet nga Rubin Kazan përfundimisht.

As huazimi te Sampdoria s’ka shkuar siç duhet, ndërkohë që tek ekipi rus nuk e duan më sulmuesin 24-vjeçar, të cilin e blenë 2 milionë euro 2 vite më parë. Në kto kushte, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është gati të rikthehet në Itali. Sipas “Blucerchati.net”, Bari po mendon për të transferuar Çunin, i cili është i hapur për një kalim të tillë në Serie B. Ndërkohë që priten dy klubet, për të rënë dakord mbi formulën e këtij “operacioni”.

Kujtojmë se Çuni ka një karrierë interesante. Ai është aktivizuar më parë edhe për ekipe të tjera, si Freising, Bayern Munich, Sonnenhof, Paderborn, Saarbrucken dhe Frosinone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB