FIFA dhe presidenti i saj Gianni Infantino fërkojnë duart teksa edhe pak muaj starton kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit, sic është Botërori i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

Qeveria e futbollit botëror ka konfirmuar se deri tani janë regjistruar 500 milionë kërkesa për biletat e kompeticionit, me Infantinon që nuk e fshehu entuziazmin e tij

‘Lajmi i Fundit! E pabesueshme; 500 milionë kërkesa për bileta për Botërorin e 2026. Faleminderit të gjithëvë!-shkruante presidenti i FIFA në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram

Përveç vendeve organizatore, kërkesat më të mëdha për bileta rezultojnë se vijnë nga shtete si Gjermania, Anglia dhe Brazili. Pas kritikave të marra për çmimin e lartë të biletave, FIFA njoftoi për tarifa prej 60 dollarësh për biletat që do të jenë të disponueshme përmes federatave kombëtare.

Ndeshja për të cilën ka pasur më shumë kërkesa në fazën e fundit të shitjes së biletave është Kolumbi-Portugali e programuar të zhvillohet në Miami në 27 qershor. Federata Ndërkombëtare e Futbollit parashikon të paralajmërojë personat që kanë bërë kërkesa për bileta jo përpara datës 5 shkurt ku do të bëhet një shpëndarje me short e tyre për ndeshjet me kërkesat më të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB