Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Rusia njoftoi të hënën se do të dëbojë një diplomat britanik të cilin Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) e ka etiketuar si spiun britanik.
FSB, pasardhësja kryesore e KGB-së së epokës sovjetike, e identifikoi diplomatin britanik dhe tha se ai ishte një agjent i fshehtë për inteligjencën britanike. Diplomatit iu urdhërua të largohej nga Rusia brenda dy javësh.
Ministria e Jashtme ruse thirri të ngarkuarin me punë të Britanisë në Rusi për të protestuar ndaj situatës.
“U përsërit se Moska nuk do të tolerojë veprimet e oficerëve të padeklaruar të inteligjencës britanike në Rusi. U lëshua gjithashtu një paralajmërim se nëse Londra e përshkallëzon situatën, pala ruse do të përgjigjet me vendosmëri në një mënyrë përkatëse”, tha Ministria e Jashtme.
Top Channel