Çfarë nuk u pa në Asamblenë Zgjedhore të FSHF, Duka thumbon futbollistin e kombëtares, Elseid Hysajn: Kam vënë re që…
Nis shumë keq aventura e Alvaro Arbeloas në pankinën e Realit të Madridit ku mori vendin e Xabi Alonsos të shkarkuar. Skuadra merenges u befasua nga Albacete, një skuadër e Divizionit të Dytë të futbollit spanjoll me këtë të fundit që e eliminoi në raundin e 1/8 të finaleve të Kupës së Mbretit me Realin e Madridit që pa t’i shpëtojë një tjetër mundësi për trofe në këtë sezon.
Në fillimin e ndeshjes, Arbeloa befasoi teksa la jashtë skuadre disa prej ‘peshave të rënda’ mes të cilëve Mbappe dhe Bellingham duke sjellë në skuadrën e parë disa lojtarë nga akademia, një lëvizje kjo që rezultoi e pasuksesshme duke parë çfarë ndodhi në fushën e lojës. Reali i Madridit nuk dukej të ishte komod në fushën e lojës në pjesën e parë e cila u mbyll me barazimin 1-1. Ishte skuadra vendase e Albacetes ajo që që mori avantazhin në rezultat me golin e Javi Villar që dërgoi në rrjetë një top të gjuajtur me kokë. Megjithatë Reali i Madridit arriti të reagojë dhe barazoi shifrat me golin e Mastantuonos.
Në pjesën e dytë, Reali i Madridit filloi të marrë një epërsi territoriale teksa u duk më kërkues, por në minutën e 84, Albacete e ndëshkoi sërish skuadrën e Los Blancos teksa shënoi edhe golin e dytë me anë të Jefte duke marrë kryesimin e sfidës në 2-1. Por Los Blancos u kundërpërgjigjën teksa në minutën e 90 barazuan shifrat në 2-2 me Gonzalo Garcia, një barazim që zgjati shumë pak pasi Jefte ndëshkoi sërish Realin e Madridit duke shënuar golin e tretë për Albaceten që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit, ndërkohë që Reali i Madridit përjetoi një tjetër mbrëmje makthi pak ditë pas humbjes në finalen e Superkupës ndaj rivalëve të Barcelonës.
Top Channel